Kryeministri Edi Rama ka uruar një natë më parë tifozët e interit për fitoren e kampionatit italian, duke e lidhur këtë me fitoren e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se lum si ata që janë socialistë dhe interistë.
“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit. Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull. Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë here”, shkruan ai në Facebook.
Loading...