Fitorja me Juven, Silva uron Milanin: Uroj t’ju shoh në Champions

Fitorja e Milanit me 3 gola kundër Juventusit, ka marrë vëmendjen e ish lojtarëve kuq e zinj. Mësohet se braziliani, Thiago Silva ka uruar Milanin për fitoren. Në një deklaratë për mediat italiane, Silva tregon se e ka ndjekur ndeshjen.
“E pres këtë kualifikim që prej momentit kur u largova nga Milani. Çdo vit mendoja se do të riktheheshim në Champions, por këtë sezon jemi realisht shumë afër. E pashë ndeshjen Juventus-Milan. Jam pak i trishtuar për lojtarët brazilianë të Juves: Danilon, Alex Sandron, Arthur, por edhe Buffon, të cilin e kisha shok skuadre te PSG.

Milani zhvilloi një ndeshje madhështore. Kuqezinjtë e merituan fitoren, kanë zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe e meritojnë kualifikimin në Champions League. Unë jam një tifoz milanist, shpresoj ta shoh edhe njëherë Milanin në San Siro, stadium i veçantë për mua“, deklaroi ai.

Loading...