Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, u përfol shumë në lidhje me surprizat e që ai së bashku me Romeo Veshajn bënë për Donaldin, sidomos ato me parashutat gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Anaidi ka treguar gjatë emisionit në “Why Not” se arsyeja përse u përfshi shumë në surprizat për aktorin e humorit ishte sepse ai e dinte se si funksiononte loja brenda dhe sipas tij ‘Donaldi po shtrydhej pak dhe po kalonte në depresion’.
Madje ish-banori shtoi se aktori ka dashur dhe ta lë shtëpinë e “BBVIP”.
I pyetur se çfarë fitoi pas gjithë këtyre gjërave që bëri për Donaldin, ai u shpreh se e vetmja gjë që mori ishte një ‘përjashtim’ nga televizioni ku zhvillohej spektakli kjo për faktin se parashutat e tij sollën goxha reagime nga publiku dhe se ishte e ndaluar të bëhej diçka e tillë pa dijeninë e produksionit.
“Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte.
Dhe i dërguam një lloj sinjali i cili përveç se nuk ka dha asnjë ‘feedback’ pasi dhe unë se kam takuar akoma Donaldin që kur ka dalur nga shtëpia por prej asaj kemi marrë dhe ‘ban’ nga institucioni ku zhvillohej dhe “spektakli i psikiatrisë” sepse asht e quaj.”- u shpreh Anaidi./panorama/