Fushata Ndërkombëtare për Shkatërrimin e Armëve Bërthamore (ICAN) e cila është fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2017 ju ka bërë dush të ftohtë fuqive të mëdha. Beatrice Fihn, drejtoresha ekzekutive e kësaj fushate paralajmëroi një takim në qershor me nënshkruesit e Traktatit që ndalon këto armë. Ajo tha se Rusia ka thënë hapur atë që këto vende kanë kërcënuar gjithmonë në heshtje. “Katër fuqi bërthamore si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe,
Franca dhe Izraeli e dënuan veprimin e Putinit. Por Rusia ka thënë hapur atë që këto vende kanë kërcënuar gjithmonë në heshtje: “Nëse ndërhyni në punët e mia, unë jam në gjendje të bëj një vetëvrasje globale”, tha ajo. Në një intervistë të gjatë të botuar në numrin e ri të FQ Millennium, e përmuajshme e redaktuar nga Peter Gomez, avokati suedez mban një qëndrim ndaj kërcënimit të ngritur nga Putin për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë. “Putin ka ekspozuar një kërcënim që ekziston tashmë dhe kjo ka tronditur njerëzit. Mbretëria e Bashkuar ka nëndetëse bërthamore që enden paqësisht nëpër dete, e njëjta gjë vlen edhe për Francën, Pakistanin,
Indinë dhe të gjithë të tjerët . Dhe ata janë gati t’i përdorin ato. Ne thjesht nuk flasim për të. Nëse ndihemi të indinjuar nga Putini, duhet të ndihemi të indinjuar edhe nga sjellja e të gjitha këtyre vendeve të tjera”, u shpreh Beatrice Fihn. Drejtoresha ekzekutive e Fushatës Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore, u shpreh se liderë gjithnjë e më autoritarë që refuzojnë diplomacinë dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
“Në temën e armëve bërthamore, bota ka humbur kohë: Na është thënë gjithmonë se ishte më mirë të prisnim kohë më të mira për të diskutuar disa çështje, pastaj erdhën kohët më të këqija, ato në të cilat këto armë mund të përdoren.
Ndërkohë ne kemi parë rritjen e lëvizjeve nacionaliste, ekstremiste, populiste, liderë gjithnjë e më autoritarë që refuzojnë diplomacinë dhe bashkëpunimin shumëpalësh: të gjithë këta elementë ishin shenja të përkeqësimit në progres”, vazhdoi ajo gjatë intervistës. Sipas Fihn, përgjegjësitë janë kryesisht politike. “Shumë shpesh politikanët nuk i marrin seriozisht disa çështje derisa ato të bëhen reale. Ne e kemi parë këtë me ndryshimet klimatike, me pandeminë dhe tani me armët bërthamore. Por nuk është vonë. Sot më vjen shumë keq për të rinjtë, tetëmbëdhjetë vjeçarët, të cilët u mërzitën nga pandemia dhe shohin të rriturit të paaftë për t’u përkushtuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe tani këtij kërcënimi të fundit global”, tha Fihn.
Parandalimi i armëve bërthamore
Ekspertja e pyetur nëse mundet që shoqëria civile t’i ndryshojë gjërat, tha se sfida më e madhe është që njerëzit dhe qeveritë të kuptojnë se bashkimi kundër armëve bërthamore do të kishte një ndikim të madh. “Të gjithë mendojnë se nuk mund të bëjnë dallimin, se është një çështje që ka të bëjë vetëm me fuqitë e mëdha.
Sfida më e madhe është që njerëzit dhe qeveritë të kuptojnë se bashkimi kundër armëve bërthamore do të kishte një ndikim të madh. Është si në luftërat kundër diktaturave: ata ushtrojnë kontrollin e tyre mbi shumicën që mendon se nuk ka pushtet, por shumica ka gjithmonë pushtet”, u shpreh ajo. Ndërkohë, nga 21 deri më 23 qershor të gjitha qeveritë që kanë nënshkruar Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore do të takohen në Vjenë .
Ky do të jetë samiti i parë i tillë që nga pushtimi i Ukrainës. “Ne do t’u kërkojmë qeverive jo vetëm të dënojnë veprimin rus, por të hartojnë një plan për eliminimin e armëve bërthamore,” parashikon Fihn. “Italia ishte ftuar, por tashmë na kanë thënë që nuk do të vijnë. Dua të them: nuk është koha që vende si Italia të bojkotojnë këtë lloj dialogu, është përgjegjësi e qeverisë suaj të marrë pjesë”, përfundoi ekspertja.