Gentian Shehu është personi që ka goditur liderin e opizotës, Sali Berisha, gjatë marshimit për në protestën e sotme. Direkt më pas ai u dhunua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit e tjerë.
Mësohet se policia e ka shoqëruar 31-vjeçarin nga Tepelena me banim në Tiranë dhe e ka pyetur paraprakisht, teksa ai i është prezantuar si Gert Shehu.
Ndërkohë në lidhje me pyetjen se përse e goditi Berishën me grusht, ai është përgjigjur shkurt me frazën: “I jam bindur përbetimit tim”.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet mjekimit të plagëve pas rrahjes nga protestuesit.
Më pas ai do të japë edhe dëshminë e plotë në lidhje me veprimin e dhunshëm të tij ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Nuk dihet nëse 31-vjeçari gëzon shëndet të plotë mendor.