Fjalët prekëse të policit që u dëmtua në sy nga protesta: ‘Kisha frikë se s’do të shihja më por më kanë dhënë shpresë’

Prekëse kanë qenë fjalët e policit Fadil Allaraj, i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Gjatë bisedës që zhvilloi mbrëmë me Kryeministrin Rama, i cili e vizitoi ën QSUT, Allaraj ka thënë “Më e keqja kaloi. Kisha frikë se nuk do të shihja më fare. Në Turqi më kanë dhënë një shpresë”.
Kryeministri Rama vizitoi mbrëmë në spital policin Fadil Allaraj i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
Rama i premtoi atij dhe familjarëve se polici ndërhyrjen e dytë do ta bëjë në Turqi, dhe tashmë pas operacionit të parë është në gjendje më të mirë.

Ndërkohë që babai i policit, teksa po bisedonte me Ramën, i prekur u ka kërkuar protestuesve që ta ulin dorën.

Loading...