Fjalët prekëse të vajzës së Metit: “O dritë, o shpirt, o jeta ime,më helmove zemrën, më more jetën dhe mua”

Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Muhamet Liko, ishte i trishtë për të gjithë. 

Ai u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare pas ataku kardiak, ndërsa ndodhej në Itali për mjekim.

E bija e Metit, siç të gjithë e njohin, ka shkruar një mesazh në profilin e saj të Facebook, ndërsa me dhimbje të madhe i dedikon të atit disa fjalë…

“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë .

 Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”, është ky mesazhi i dhimbshëm që e bija ka lënë.

Ndërkohë sot pranë fotografisë së tij në hyrje të teatrit, janë vendosur lule dhe shiriti i zisë.

Loading...