Një i ri invalid ishte i pranishëm në protestën e organizuar sot para kryeministrisë. Me lutjet e tij, që qeveria dhe kryeministri të bëjë diçka, ai u shpreh se të gjithë duhet t’i bashkohen protestës.
Në një fjalim emocionues, ai u shpreh se edhe është mbi rrota sot e ndjen vetëm në këmbë më shumë se kurrë.
Ai tha se është nga të paktet invalidë që është aktiv, por nëse shikon persona të tjerë “është pak të thuash burg”, tha ai. “Nëse kjo protestë vazhdon të vijnë të gjithë këtu, si unë. Edhe pse jam mbi rrota e ndje veten në këmbë më shumë se kurrë. Duhet të jemi të gjithë në shesh, sepse nuk e lejojmë shtypjen.
Unë jam një nga të paktët që mund të jem aktivë dhe mund ta ndjej veten të privilegjuar, por kur shoh pjesën tjetër që kam qenë në shtëpitë e tyre, që rrinë 24 orë në shtrat, duke krijuar plagë dhe strese, ta themi si një burg, burgu është shumë pak. Ndaj të lutëm zoti kryeministër, e gjithë qeveria bëni diçka, ose populli do të bëjnë punën e vet”, u shpreh i riu invalid.