“Flas me mbesën gjashtë vjeçe.Më flet e i falas në shqip.Më mundon me ca pyetje,Që shumë herë si jap shpjegim” – Poezi nga Petraq Pali

Flas me mbesën gjashtë vjeçe
Më flet e i fals në shqip
Më mundon me ca pyetje
Që shumë herë si jap shpjegim…!

Ne jemi nga Shqipëria
Pse jetojme në Amerikë
Shpesh here më thotë e vogla
Ti që ikën nga kush ke frikë….(?)

Unë i them o zemra e gjyshit
Jam i lidhur në atë vënd
Deti është I gjithë imi
Edhe mali dhe çdo kënd…

Edhe shpellat edhe lumi
Edhe fusha me portokalle
Edhe kodrat me ullinj
Edhe vorezat me vare ,

Se atje kam tim ate
Gjysh stergiysh edhe mama
Atje kam edhe vellanë
Edhe motrën atje kam ,

Kam natyrën më të bukur
Si Shqipëria s’ka mbi dhe
Bukuria e Qeparoit
Më rrëmben e më bën “pleh”.
Edhe unë më thotë Kristiana
Me plot gojën gjithë gaz
Edhe ne nga Qeparoi
Kemi detin e pa an…

Kur të rritem të shkollohem
Do punoj për atë vend
Që dhe detin ta ndajmë bashkë
Me ferman a me kuvend..
pjp

Loading...