Flasin autoritetet italiane: ‘Jo çdo pozitiv është një person i sëmurë/ Së shpejti do të jemi në gjendje t’i heqim maskat’

Kreu i spitalit ‘San Raffaele’ në Milano ka deklaruar se teksa po i rikthehemi jetës normale, gjithashtu vëmendja dhe kujdesi duhet të jenë maksimal, dhe nëse ndjekim rregullat e higjienës dhe distancimit fizik, deri në fund të muajit qershor apo maksimumi fillimi i korrikut, nuk do kemi më nëvojë të përdorim maskat, të paktën në rrugë.

Mjeku 62 vjeçar Alberto Zangrillo, në fund të muajit maj, në një intervistë televizive që shkaktoi debate të mëdha tha se ‘klinikisht Covid nuk ekziston më’. ‘

‘Hapni parajsën’- u shpreh Zangrillo.

Pjesa më e madhe e virologëve dhe epidemiologëve atë kohë dolën kundër tezës së drejtorit të kujdesit intensiv. Ata e akuzuan atë se kishte përçuar te njerëzit mesazhe mashtruese, duke ngatërruar mendjet e italianëve e duke I bërë thirrje atyre të ‘ishin të lirë’.

Zangrillo paskësaj që thëniet e tij ishin mbi baza dhe prova shkencore’, dhe nuk debatoi më.

Tani pas rreth një muaji, Alberto Zangrillo ka nisur sërish të flaës. Gjatë një interviste për gazetën italiane Il Giornale ai u shpreh se “Covid 19 është ende mes nesh, nuk ka ndryshuar, por bashkëveprimi ynë me koronavirusin nuk jep më sëmundje. Testet e fundit të tamponit kanë treguar një ngarkesë virale shumë më të dobët se sa mostrat e marra një ose dy muaj më parë”.

Zangrillo theksoi që ‘një pacient pozitiv nuk mund të quhet më tani i sëmurë’

Ai tha se nuk e di nëse do të ketë një valë të dytë infeksioni, por edhe sikur, tani mjekët kanë trajtimet e duhura dhe e njohin më mirë koronavirusin.

Mjeku Italian tha gjithashtu se koronavirusi është bërë më pak luftarak dhe se Faktorët e mjedisit janë në favorin tone, pasi rrezet ultraviolet dhe temperaturat e larta e dobësojnë Covid”.

Zangrillo më pas tashmë mjekët e dinë se virusi prek një segment të caktuar të popullatës. ‘Kjo-tha ai- është vendimtare për trajtimin e tij dhe do të jetë shumë e dobishme në rast të një valë të dytë pandemie”.

Loading...