Flasin lojtarët e kombëtares: Koha për të dhënë maksimumin

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë.

Formacioni i titullar i skuadrës pret që titullar të jetë edhe Marash Kumbulla që tashmë është pjesë e Romës, me mbrojtësin 20 vjeçar që theksoi se shpreson që ky transferim ta ndihmojë edhe me kombëtaren.
“Jam i kënaqur që shkova në një klub historik në Itali, besoj se do më ndihmojë fakti që luaj me Romën që të vij në Kombëtare. Nuk e di nëse do te jem, titullar. Shpresoj të luaj dhe të ndihmoj kombëtaren, por ajo që ka rëndësi është që kombëtarja të fitojë me apo pa mua.
Për sa i përket sfidave të Ligës së Kombeve, Kumbulla tha se skuadrën synon të marrë maksimumin”, u shpreh Kumbulla.

” Mendojmë gjithnjë të futemi në fushë gjithnjë për të fituar. Në fillim të mendojmë për Kazakistanin, presim të fitojmë, të luajmë mirë edhe trajneri nuk flet për ndeshjet e tjera.
Kombëtarja shqiptare në këto dy ndeshje do të kërkojë që shfrytëzojë formën mjaft të mirë të shfaqur nga Myrto Uzuni që ka ndihmuar skuadrën e tij Ferencvarosh të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve”, shtoi ai.

Ndërkohë Myrto Uzuni tha “Kam shënuar gola me vlerë, tani është koha të japim maksimumin me Kombëtaren. Kombëtarja është motivim shumë i madh, por golat më japin një shtysë më të madhe. personalisht Duhet të stërvitem shumë unë duhet t’i tregoj trajnerit që jam gati.

Kombëtarja shqiptare do të luajë në 11 tetor ndaj Kazakistanit dhe në 14 tetor ndaj Lituanisë, ndeshje që janë të dyja në transfertë.

Loading...