Fleckenstein: Duam Ministri të Brendshme funksionale, Gjenerali figurë pozitive

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, deklaroi sot në një konferencë për mediat se Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme funksionale.

Po ashtu Fleckenstein theksoi se, ka informacione pozitive sa i përket figurës së z. Sandër Lleshi.

“Informacioni që kam unë sa i takon zotit Lleshi janë informacione pozitive por nuk e di nëse e kam të gjithë informacionin pasi Presidenti mund të ketë informacione më të thella që e çojnë në këtë vendim. Nuk jam personi që mund ta kritikojë presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare kam informacione të mira por nuk përjashtohen informacione të tjera që ka presidenti”, tha Fleckenstein.

Sa i përket arsyeve se pse Presidenti Meta nuk e dekreton Lleshin si Ministër të Brendshëm, ai theksoi se nuk i di ato.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. BE kërkon që të ketë një ministri të Brendshme që të jetë funksionale. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di çfarë arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha Fleckenstein.ATSH

Loading...