Flet 26-vjecarja e arrestuar: ‘U lidha me Hekuran Billën një vit më parë për ta nxjerrë në pritë’

Hekuran Billa rezulton te jete vrare si pasoje e nje skenari te miremenduar te pakten prej nje viti.

Ajo cka mesohet eshte se “e dashura” nuk e kishte tradhetuar, por ishte lidhur me te me kerkese te autoreve pikerisht per ta nxjerre ne prite.

26-vjeçarja, Adiola Lakra, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit” më 11 qershor, ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes.

Gjatë dëshmisë, 26 vjecarja Lakra tha se ishte njohur me viktimën para 1 viti dhe se e kishte kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para.

“Sebastiano Mali më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para.

Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë 26-vjeçarja.

Ndërkohë, hetuesit thonë se e reja kishte njohje edhe me familjen e autorit kryesor të ngjarjes, Viktor Marku.

Loading...