Babai i Ermal Ngucaj, 40 vjeçarit të zhdukur prej 4 ditësh në Vlorë ka folur për mediat sesi e gjetën të braktisur makinën në fshatin e Mavrovës.
“E marr unë në telefon djalin dhe nuk na dilte. Erdhëm në shtëpi dhe po rrinim si në gjemba edhe i them kësaj gruas, se ku është ky djali. Ku e di unë më tha. Edhe unë mora nusen në telefon dhe i them nëse ka folur me Ermalin.
Ajo më thotë se është shkëputur linja që ditën e hënë në darke dhe se ku ishte nuk e dinte. Të martën në darkë shkova në Vlorë. Vajta te shtëpia dhe nuk ishte në shtëpi. Më pas pyeta në polici dhe më thanë që nuk kemi të tillë emër këtu. Më pas erdhi vajza nga Vlora dhe dhëndri më bindi që të bëjmë denoncimin.
Më pas pyeta njërin në Korçë nëse e kishte parë Ermalin, aty ishte dhe një djalë tjetër që shkon shpesh në Mavrovë, dhe më tha që makina e Ermalit është te kthesa e Mavrovës. Erdhi edhe ai na shoqëroi atje dhe makina e tij ishte në rregull dhe rrobat ishin brenda. Iu thashë të mos e preknin makinën dhe lajmëruan policinë dhe makinën e mori policia dhe nuk e di se çfarë ka bërë më tej policia. Mendoj se e kanë rrëmbyer, e kanë gënjyer dhe mund ta kenë dëmtuar djalin”, tha babai i Ermalit.
Ai i ka bërë thirrje shtetit që të gjejnë djalin e tij. Sipas babait të 39 vjeçarit djali i tij mund të jetë dëmtuar.
“Dua djalin, të kërkojë shteti që në Vlorë edhe në Llogara që të futet shteti me imtësi të madhe se mund të jetë dëmtuar djali dhe nuk e di kush mund ta ketë dëmtuar”, tha babai i 39 vjeçarit.
Ndërkohë mes lotësh nëna e 39 vjeçarit ka treguar se si i humbën gjurmët e djalit të tyre. Ajo ka thënë se ka përjetuar edhe vdekjen e djalit tjetër dhe Ermali është djali i tyre i vetëm. Nëna e Ermalit shpreson që ai të vijë i gjallë në shtëpi, pasi nuk do mund ta përballonte edhe humbjen e djalit të vetëm.
“Me djalin kam folur kur isha në Itali dhe më tha se ishte mirë. Ai na tha se do të na priste në portin e Vlorës për të na marrë. Pasi shkojmë në Vlorë dhe nuk kishim ofertë, burri bën ofertën dhe e merr, por nuk na del në telefon.
Më pas pyesim vajzën dhe nusen dhe asnjëra nuk dinte asgjë. Ai ka qenë shumë i mirë dhe shumë i dashur dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ne kemi ndenjur 7 muaj në Itali nuk e dimë se çfarë mund të ketë pasur. As me shokët nuk ka pasur problem. Unë dua djalin, shokët e tij e kanë ngrënë djalin tim në të pabesë. E kanë marrë peng se e kanë plagosur.”-tha nëna e tij.
Katër netë sonte, ne presim të shohim raportime për djalin e vetëm. Më ka vdekur edhe një djalë dhe ky i dyti po më largohet dhe dua djalin se s’bën në shtëpi. Sido që të jetë nuk mundem që ta përballoj dot”, tha nëna me lotëve.