Reed ka punuar në një shkollë në Wuhan të Kinës, dhe ka mbajtur një ditar ku ka treguar hap pas hapi se çfarë ka ndodhur me të.
Në ditën e 7-të të asaj që ai e mendonte si ftohje, 25-vjeçari shkroi: “Ndihem shumë keq, kjo nuk është thjesht ftohje. Më dhemb gjithë trupi, koka po më plas, sytë më djegin, fyti më është bllokuar. Më mbyti kolla”.
Në ditën e 12, uellsiani shkroi: “Kur mendoja se më liroi gripi dhe po bëhesha më mirë, sot jam edhe më keq. Kam temperaturë, po dridhem dhe po djersij. Nuk kam qenë kurrë kaq sëmurë në jetën time. Mezi marr frymë”.
Në ditën e 24-t, 25-vjeçari më në fund shërohet: “Urra! Më në fund u shërova. Kush e mendonte se një grip mund të ishte kaq i keq”.
Connor Reed theksoi se nuk ka marrë asnjë antibiotik, por vetëm ka pirë lëngje të nxehta gjatë gjithë kohës, duke i besuar mënyrës tradicionale. Kjo edhe për faktin se alarmi për koronavirusin në Kinë shpërtheu rreth 10 ditë pasi britaniku u shërua.