Flet burri i Hanifes: Ja kri.mi që më bëri spitali “anti jetë”, spitalin Amerikan e nxjerrin”hero”, 4 persona u dogjën të gjallë në këtë spital

Flamur Mali, bashkëshorti i të ndjerës Hanife Mali shprehet i indinjuar dhe i pos.htëruar nga veprimet e Spitalit Amerikan në Tiranë. Gruaja e tij 55-vjeçe humbi jetën në mënyrë më tra.gjike të mundshme, pasi siç tregon Flamuri, bashkëshorten e ka çuar 65 kg në spital dhe e ka tërhequr prej andej 35 kg, pasi ishte dj.egur dhe karbonizuar e gjitha. Babai i tre fëmijëve shprehet i indinjuar për mbylljen e hetimeve nga ana e prokurorisë, hetime që sipas tij Spitalin Amerikan e nxjerrin heroin në këtë mes.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Flamuri thotë se për tragj.edinë e 25 korrikut 2016 bën fajtor vetëm Spitalin Amerikan dhe askënd tjetër. ”Spitali ne e dimë që është një vend ku mbrohet jeta, jepet jeta, jo që humbet jeta në atë formë që ka shkuar bashkëshortja ime bashkë me shoqen e vet, me shokët e vet”-thotë Flamuri. Sipas këtij të fundit mes autorit të krimit Canaj dhe Saraqit, ka pasur një konflikt të zgjatur të shtrirë në gati një vit.

Stafi i Spitalit Amerikan ka qenë në dijeni të këtij konflikti dhe nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar një ngjarje të tillë. “…personeli që ka shërbyer në repartin e hemodializës e ka ditur ngatërresën e të dy pacientëve, që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Pra, sikur aty të ishte zbatuar rregullorja e jetës së brendshme, incidenti nuk do të kishte ndodhur. Zotëria që ka sulmuar pacientin, e ka lajmëruar. Ngatërresa ka qenë që një vit më përpara. Atëherë duhej të ishin marrë masat…”-thotë Flamuri.

Burri i Hanifes shprehet se Spitali Amerikan nuk ka diskutuar fare për defektet e veta, lidhur me sigurinë, lidhur me rregullat e brendshme të spitalit, e me gjëra të tjera. “Bashkëshortja ime sikur ta kishte humbur jetën nga rrufeja në Spitalin Amerikan ose nga tërmeti, sikur të ishte shembur objekti, nuk do të më vinte keq. Pra, për gabime njerëzore, ma merr mendja që është e pajustifikueshme”-thotë ai.

Ju jeni bashkëshorti i të ndjerës?

Ju falënderoj që interesoheni për këtë çështje sepse nuk na ka pyetur kush se çfarë ka ndodhur. Ju jam shumë mirënjohës. Për ne atë ditë ka qenë fillimi, domethënë dalja nga shtëpia e bashkëshortes ka qenë një ditë e zakonshme, një ditë e lumtur, me përshëndetje, ndërsa kthimi ka qenë sterrë. Ka qenë diçka e pabesueshme dhe nuk mund ta përshkruaj. Spitali ne e dimë që është një vend ku mbrohet jeta, jepet jeta, jo që humbet jeta në atë formë që ka shkuar bashkëshortja ime bashkë me shoqen e vet, me shokët e vet.

Çfarë ka ndodhur në dhomën ku ndërroi jetë bashkëshortja juaj? A ka pasur një debat midis viktimave dhe autorit të ngjarjes?

Në dhomën ku ka bërë hemodializën bashkëshortja ime, ka lindur një konflikt prej një viti. Nga paaftësia e atij personeli, u kultivua një krim, u vadit, u rrit dhe përfundoi me viktima, me katër viktima.

Prej sa vitesh bashkëshortja juaj merrte shërbimin e hemodializës?

Në atë kohë bashkëshortja ime kishte vitin e pestë të dializës. Katër vite i kishte bërë te Spitali Amerikan në Laprakë, kurse një vit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Gjatë kësaj periudhe keni bërë vizita jashtë shtetit? Po mjekime keni marrë jashtë shtetit?

Nuk bëhet fjalë. Ilaçe, jo vizita. Ilaçe që nuk gjendeshin këtu për vlerësimin e parametrave të analizave, ngaqë nuk i gjenim dot këtu, do t’i merrnim nga jashtë shtetit. Jeta është mbi të gjitha. Por përfundimi ishte tepër i rëndë, shumë i hidhur, që nuk e imagjinonim. Jo unë, por në përgjithësi fëmijët, gjaku, rrethi, ose kush e ka parë e kush e ka dëgjuar. Është diçka tragjike.

Bashkëshortja juaj kishte shkuar për t’u kuruar në spital dhe aty ndërroi jetë në mënyrën më të dhimbshme…

Edhe sot e kësaj dite për ne është akoma e pabesueshme, që të lësh jetën në një spital siç është Spitali Amerikan dhe të marrësh një goditje psikologjike, unë bashkë me fëmijët e mi, nga veprimet që kanë kryer ata në Spitalin Amerikan. Ne nuk kishim kryer akoma ritualet e varrimit, nuk e kishim marrë veten akoma, fëmijët duke u trajtuar e duke u ndihmuar me serume e me ndihmën e shpejtë që mund të japin për fshatrat, siç jemi ne, në kohën kur na goditi video që u shfaq nga Spitali Amerikan se prej andej doli. Atëherë kemi bërë një mort të dytë në shtëpi. Sidomos njërën nga vajzat e kemi kthyer në jetë nga tronditja që i shaktoi videoja. Është shumë e rëndë që të shikosh një njeri të familjes, njeriun më të shtrenjtë, nënën, duke u djegur në flakë.

Që nga dita kur ka ndodhur ngjarja e deri më sot, a keni pasur kontakte me drejtuesit e Spitalit Amerikan lidhur me dëmshpërblimin financiar apo lidhur me diçka tjetër që ju mendoni se Spitali Amerikan, duhej të kryente pas kësaj ngjarjeje?

Faleminderit shumë prej jush, por nga Spitali Amerikan nuk kemi pasur qoftë edhe një lehtësim të vogël psikologjik, jo gjë tjetër. Pra, në krye të tri ditëve, një përfaqësues i Spitalit Amerikan, ka nxjerrë një deklaratë. E kam lexuar. E ka bërë Spitalin Amerikan si të ishte diçka madhore. Nuk ka diskutuar fare për defektet e veta, lidhur me sigurinë, lidhur me rregullat e brendshme të spitalit, e me gjëra të tjera. Bashkëshortja ime sikur ta kishte humbur jetën nga rrufeja në Spitalin Amerikan ose nga tërmeti, sikur të ishte shembur objekti, nuk do të më vinte keq. Por, për gabime njerëzore, ma merr mendja që është e pajustifikueshme.

Çfarë gabimesh njerëzore ka bërë Spitali Amerikan sipas jush dhe çfarë duhej të bënte që të shmangej ajo situatë?

Sipas mendimit tim, personeli që ka shërbyer në repartin e hemodializës e ka ditur ngatërresën e të dy pacientëve, që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Pra, sikur aty të ishte zbatuar rregullorja e jetës së brendshme, incidenti nuk do të kishte ndodhur. Zotëria që ka sulmuar pacientin, e ka lajmëruar. Ngatërresa ka qenë që një vit më përpara. Atëherë duhej të ishin marrë masat. Edhe personeli ka bërë gabim se e ka ngritur një orë përpara kohe nga krevati, e ka hequr nga aparati. Ka dalë njëri e ka hyrë tjetri. Le të ziheshin në oborr, përse ta digjte brenda në institucion? Pra, as roja, as personeli, askush për mendimin tim nuk ka funksionuar aty.

A jeni në proces gjyqësor me Spitalin Amerikan? Si ka vepruar gjykata me padinë civile që ju keni ngritur?

Ta nis nga logjika, domethënë në mortin e gruas sime kanë marrë pjesë mbi 600 veta. Dhe gjithsecili që ka ardhur, ka dhënë një opinion, që Spitali Amerikan është institucion që ta jep jetën e jo ta merr. Përballë meje ky spital është fajtor. Kam bërë denoncimin dhe kam filluar procedurat. Spitali Amerikan ka qenë kundër denoncimit tim. Falënderoj organet e drejtësisë që deri tani, nga 14 seanca gjyqësore që janë zhvilluar, sipas procedurave, Gjykata e Shkallës së Parë më ka dhënë të drejtën e dëmshpërblimit.

Spitali Amerikan ka insistuar gjithmonë me një avokat dhe dy përfaqësues që paraqiteshin në seancat gjyqësore, të cilët përpiqeshin që të mbronin një krim. Ka pasur edhe raste që avokati, më ka lënduar shpirtërisht. Përshembull në lidhje me një pyetje që i bëri gjyqtares, lidhur me moshën: “…Pse të jepet dëmshpërblim në një kohë që ka qenë 55 vjeçe…”, në një kohë që në Shqipëri nuk ka ndonjë Kod Civil, i cili të përcaktojë jetën se kur duhet të vdesë njeriu. Njeriu edhe kur vuan nga kanceri, deri në minutën e fundit të jetës shpreson se do të jetojë. Kam një vajzë të larguar në Danimarkë, e cila nuk e ka parë nënën e vet. Ajo beson se e ka gjallë. Bëri intervistën psikologia në Kopenhagë të Danimarkës. Arriti të thotë që janë dokumente false. Pra me të mohuar një të drejtë, duke mbrojtur një krim. Këtë nuk e kisha imagjinuar. Jam shumë i pakënaqur në lidhje me këtë çështje që kam me Spitalin Amerikan.

Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur hetimet lidhur me këtë ngjarje. A jeni në dijeni ju për vendimin e Prokurorisë? Ju ka njoftuar dikush?

Po. Kam marrë konkluzionet e prokurorit Robert Kote, që ka pasur çështjen. Fillimisht, kur ka filluar ngjarja, kemi hyrë në relata me prokurorin sepse na duhej një vendim i Prokurorisë për të bërë ç’regjistrimin e viktimës. Gjatë kohës që kemi marrë vendimin në Prokurori, kontakti me prokurorin ka qenë që do të vazhdojmë kontaktet në lidhje me vazhdimësinë e çështjes. Prokurori ka vepruar që e ka përgatitur sipas modelit të tij përfundimin e hetimeve dhe më ka dërguar një raport të kësaj pune. Kur e kam lexuar, unë për vete kam mbetur i befasuar.

Spitalin Amerikan e ka nxjerrë hero. Më ka mbetur shumë merak përse nuk jam pyetur, ndërkohë që njeriu im i familjes më iku në atë formë. Përse të mos jepja unë një provë se çfarë është bërë në Spitalin Amerikan. Unë dija gjithçka, për kuotat, për dietat sepse kemi kaluar 5 vite jetë të lidhur me Spitalin Amerikan sepse kam pasur anëtarin e familjes brenda në atë vend. Aty nuk ka pasur as sistem zjarrfikëseje, ndoshta edhe dhoma ku trajtoheshin këta ka qenë pa leje ndërtimi. Pra duhej të më kishte pyetur prokurori dhe unë s’jam fare dakord me vendimin e raportit të Prokurorisë.

Ju si trashëgimtarë të së dëmtuarës, a do ta ankimoni vendimin e prokurorit?

Ma merr mendja që 100 për qind. Do të shoh se si do të marrë drejtim procesi në Gjykatën e Apelit dhe sapo të dalë vendimi, them se me 100 për qind, unë do ta apeloj vendimin e prokurorit. Jo vetëm unë, por bashkë me kolegun tjetër. Edhe ai ka hall si unë dhe jemi të papërfillshëm në lidhje me këtë çështje. Nuk e them me tendencë, e them se kush e ka dëgjuar dhe kush e ka parë, është tronditur. Kemi arritur bashkë me fëmijët, që të bëjmë thirrje në internet (se na nxorën në video, te videot horror dhe është shumë e rëndë), që të hiqej ajo video se nuk mund ta shikonim sepse ishte njeri mbi të gjitha.

(Shqiperiaime)

Loading...