Flet dëshmitari që pa përplasjen e policisë me Admir Muratin

Deshmitari i perplasjes se policise me nje prej autoreve te grabitjes se 10 milione eurove ne aeroportin e Rinasit ka zbardhur detaje te reja ne lidhje me ngjarjen.

Sipas Top Channel, Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.

“Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, tregon Ismet Vladi.

Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë.

“Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, thotë më tej dëshmitari.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij.

“Ishte një breshëri zjarri, ndërsa më tej u ndal gjithçka. Se çfarë ka bërë më tej policia, s’e di, nuk kam dalë më në derë”, tha Ilmi Nuka.

“Në momentin që u vra ai personi pushuan edhe të shtënat”, rrëfen Ismet Vladi per top channel.

Loading...