Djali i parë i Pablo Escobar ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me armë zjarri që e la nënën e tij të vdekur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë. Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.
54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: I pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.
Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e ármëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.
Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medelin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës. Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.