Flet e mitura e abùzuar nga mësuesi: Jam zëri që mbështes çdo fëmijë

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report puntatën e kësaj të marte sjell për herë të parë edhe dëshminë ekskluzive të vajzës së ab uzuar. Përmes një video mesazhi, 4 vite nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj, e mitura kërkon të përcjell një mesazh për të gjithë vajzat që bien pre e ab uzimeve se ksuale.

Në dëshminë e saj, 14-vjeçarja rrëfen detaje tro nditëse, duke sqaruar se nuk vuan nga spektri autik dhe se historia e saj nuk është e trilluar, sikundër u pretendua nga mësuesi pedofil. Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u ak uzua fillimisht se abuzoi se ksualisht për tre vite me radhë me të mit urën, që kur ajo ishte 8 vjeçe.

Jam 14 vjeçe. Jam vajza e ab uzuar nga mësusesi. Unë këtë video po e bëj që të rrëfej historinë time dhe për të gjithë ata që mendojnë se është gënjeshtër, ta dëgjojnë të vërtetën nga unë. Dhe të jem një shembull, një zë i fortë për të gjitha vajzat, që kanë të njëjtën histori. T’u jap forcë atyre, të mos heshtin si unë, por të kenë guximin t’ua thonë prindërve menjëherë.

Së pari, dua të them se unë nuk jam autike. Unë nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë e tillë. Mësuesi pedofil më ka ngacmuar se ksualisht, kur unë kam qenë 8 vjeçe. Unë nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, sepse isha ende fëmijë. Unë i thoja mësuesit se do u them prindërve, ndërsa ai u inatos shumë dhe nxori një biçak nga çanta e tij dhe më kërc ënoi se nëse unë do të tregoja ai do të më vriste mua të parën dhe më pas familjen. Kishim një pus afër shkollës dhe ai më thoshte do të hedh aty dhe s’do të gjej askush.

Unë u friksova dhe heshta, sepse isha shumë e vogël dhe mendoja se ai do të më vriste familjen. Por, unë tani jam më e rritur dhe mund të kuptoj se, ato kërc ënime ai i bënte për të më trembur mua që të mos tregoja. Një natë ra një telefonatë anonime në orën 8 të darkës dhe u përgjigj kushërriri im që vazhdonte shkollën me mua. Personi tha: Mësuesi po e ngacmon vajzën se ksualisht.

Kushërriri u tha prindërve të mi dhe ata më pyetën nëse ishte e vërtetë. Unë pohova duke qarë. Ia tregova se nuk tregova për shkak të kërc ënimeve të tij. Pasi u tregova ngjarjen, disa ditë më vonë shkuam të de nonconim. Dhe atje tregova gjithçka, por disa thonë se e ka mësuar e ëma. Nuk është aspak e vërtetë, sepse unë e di se çfarë më ka ndodhur.

Prindërit dhe unë u bëmë me stres, vajtëm 4 vite nëpër gjykata, mezi ia kanë dalë, u mbytën në borxhe. Falenderoj të gjitha ata që më kanë mbështetur ta kaloj këtë periudhë të vështirë’.

Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ puntatën e 3 dhjetorit treguan sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit. Ai nuk kishte rënë në sytë e askujt se po kryente veprime të turpshme me 8-vjeçaren, deri ditën kur një telefonatë anonime që sinjalizoi prindërit do zbulonte të vërtetën. Për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke zhveshur veten dhe vajzën.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës, i cili në një nga ditët kur u kthye në klasë pa të zhveshur mësuesin sëbashku me të miturën. Detajet që u zbuluan nga dosja hetimore ishin të rënda. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.

Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme. Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija refuzon të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.

Loading...