Gazetari i “Bild” Pieter Tiede i cili publikoi përgjimet e dosjes 339, falënderoi prokurorët dhe gazetarët që e kanë ndihmuar të sigurojë materialet sekrete. Sipas tij, në Shqipëri, mafia kontrollon shtetin dhe duke cituar një prokuror shqiptar “lufta tashmë është e humbur”.
“Bosi i drogës që dëgjohet këtu, u kap më vonë për tregti heroine – dhe u lirua më pas – ai doli nga burgu për shkak se situata iu duk depresive. Çështja është: A po e manipulon mafia politikën, apo po e qeveris ajo vendin?
Gazetari thekson se është ndihmuar nga prokurorë, policë dhe gazetarë për të gjetur materialet. “Falënderimet e mia shkojnë për hetues trima dhe gazetarë guximtarë në Shqipëri, të cilët nuk dorëzohen”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Lidhur me reagimet e dites se sotme pas publikimit te pergjimeve, gazetari gjerman ka thene se prokuroria shqiptare konfirmoi vertetesine e tyre.
“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.
Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.