Flet Glevin Dervishi anëtar i grupit negociator për marrëveshjet me Greqinë/ ‘Zgjerimi grek nuk prek Shqipërinë’

Anëtari i grupit negociator me Greqinë dhe diplomat në Ministrinë e Jashtme, Gledin Dervishi në studion e lajmeve në Top Channel, ka thënë se zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon nuk është asgjë e re për Shqipërinë.

Më tej ai ka shtuar se zgjerimi grek nuk prek Shqipërinë, ndërsa edhe vendi ynë e gëzon të drejtën për zgjerim me 12 milje.

Pjesë nga intervista në studio:

Ai prek ujërat territoriale me 12 milje ky zgjerim? Ku ndodhemi ne në këtë ‘luftë’ në Mesdhe?

Glevin Dervishi: Në fakt njoftimi dhe kërkesa e Greqisë për të zgjeruar në Jon nuk është kërkesë e re. Është një tentativë edhe qeverive të mëparshme greke. Nuk është një çështje negociohet pasi buron nga e drejta e konventës. Ku gjeografia e mundëson kanë të drejtën për të zgjeruar në 12 milje detare. Edhe këtë të drejtë e kemi ne. Kërkesa greke është më shumë karakter politik se juridik. Se nga e drejta juridike nuk e ndalon kush të zgjerohet ne detin jon. Kjo nuk ka efekt në Shqipëri pasi në konventë në momentin që negociohet je me parimin e 12 miljeve. Edhe Greqi-Itali në marrëveshjen e bërë e gëzon këtë të drejtë me 12 milje.”

A do kemi një marrëveshje përfundimtare?

Glevin Dervishi: Normalisht, në 2018 nisi negociata për ujërat detare. Janë punuar një sër marrëveshjesh të tjera. Një pjesë tjetër kanë mbetur të pa mbyllura. Duhet kaluar barriera të karakterit ekonomik apo njerëzor. Është një marrëveshje që arrin të evidentojë kufizimet. Për të arritur një ndarje të drejtë.

Sa ndikim Turqia?

Glevin Dervishi: Ka qenë negociata dyanëshe pa ndërhyrje dy palëshe. Ka qenë një dinamikë dypalëshe dhe me mbështetjen e partnerëve të Shqipërisë dhe BE”

Loading...