Hysen Ramaj, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes së ish të dashurës së tij Alvisës dhe Bashkimit.
Ai ka dhënë intervistën e parë në ‘Glamour Zone’, dhe ka zbuluar një telefonatë që i është bërë përpara se të ndodhte ndarja e bujshme.
Ester Bylyku: Të sfidoj, të më tregosh një detaj për pjesën e ndarjes që publiku nuk e di.
Hysen Ramaj: Më është marr edhe mua një mendim përpara se të ndodhte çfarë ka ndodhur (ndarja). Më është bërë edhe mua një telefonatë nga njerëz të afërm të djalit (Bashkimit).
Ai ka treguar dhe për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin.
Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi, ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë. Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.
Hyseni ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhu nës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dh unës sa kanë qenë në lidhje.
Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dhu nën për të dalë nga situata.