Flet kumbara e Anxhelinës: “Do i tregoj të gjitha,babai e torturonte”

Në natën e ndërrimit të viteve në Korfuz një shqiptar vr.au vajzën e tij pas debatit në familje, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan. E ndërsa i ati i penduar kërkoi dënimin maksimal për veten e tij dhe vajza u përcoll për në banesën e fundit në Berat, në mediat greke ka folur kumbara e Anxhelina Petros.

Ajo tregon si e ka njohur vajzën 29-vjeçe, ndërsa ak.uzon se Aleko Petro e dhu.nonte vazhdimisht.

“Anxhelina ka vuajtur shumë nga babai i saj, i cili e dh.unonte vazhdimisht, ishte to.rturuar. Ne jetonim në një fshat. Unë jam njohur me atë në kishë, pasi kishte shumë dëshirë që të bëhej e krishterë.

Unë do ti zbuloj të gjitha, pasi ka shumë për të thënë. Ne kishim folur me orë të tëra pa fund. Anxhelinën e kisha si vajzën time. Unë do ti them të gjitha në gjykatë. Është një dramë familjare kjo histori. Ka shumë gjëra që nuk janë thënë” tha ajo.

Para se trupi i vajzës të transportohej nga Greqia për në Shqipëri për t’u përcjellë për në banesën e fundit, e ëma e Anxhelinës, Xhezmije Hoxhallarit kërkoi që të hetohet nëse është përdh.unuar para vr.asjes. Por avokati i autorit, Aleko Petro e ka mohuar. “Ai e mohon me forcë këtë gjë, nuk ka abuzuar me vajzën” është shprehur avokati për mediat greke./Shqiptarja

Loading...