Nëna e adoleshentes së zhdukur para 4 ditësh, Entela Tozaj përmes një lidhje telefonike për Fax NeWs bën apel që kushdo që e shikon vajzën e saj ta kontaktojë.
16-vjeçarja Eliza Tozaj është zhdukur që në 14 janar të këtij viti, ku siç thotë nëna e saj ka mbaruar mësimin më herët atë ditë dhe nuk është kthyer në shtëpi.
Ajo tregon ndër të tjera se Eliza nuk ishte larguar kurrë më parë diku pa lajmëruar dhe se sapo kontaktoi me mësuesen e saj kujdestare e denoncoi humbjen e saj në polici.
Ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e saj, mësohet se adoleshentja ka pasur veshur atë ditë xhinse te zeza ,xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.
Tozaj: E bëra denoncimin direkt sapo mora vesh që vajza ishte larguar nga shkolla. U vonua dhe shkova vetë atje, mësova se mësimi kishte mbaruar më shpejt se zakonisht, në orën 12 sepse ishin bërë orë të shkurtuara.
Mësuesja kujdestare më tha se vajza kishte bërë të gjitha orët si normalisht, as nuk kishte qenë e mërzitur.
-A keni biseduar me shoqet apo bashkëmoshatarët e saj?
Tozaj: Asnjëri nuk di gjë, kam folur me ta.
Kemi ardhur kohët e fundit në Vlorë dhe nuk kishte krijuar shoqëri të ngushtë. Pasi fola me mësuesen mora menjeherë policinë. Asnjëherë më parë nuk ka ikur nga shtëpia. Apeli im është që kushdo ta shohë të më lajmërojë, e të di se është mirë.