Autoritetet policore me ndihmën e nënës së tij kanë kapur 45- vjeçarin shqiptar që përdhunoi një 34-vjecare në Paleo Faliro.
Pas arrestimit ajo ka folur në emisionin T-live’ të Alpha-s dhe ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ajo foli për mediat greke për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj.
Gjithashtu ajo tregon se ka udhëzuar motrën e saj që ti jepte policisë çelsin e shtëpisë.
“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur arritën në shtëpi me vinç, tentuan ta arrestonin, por djali im ka shpërthyer derën, dhe është larguar. Ai u tha se do të vishte rrobat e tij, por ai u tall me ta. Ai ka shkuar në garazhin e një shoku për t’u fshehur, por shoku i tij ka lajmëruar policinë dhe kështu e kanë kapur”- ka thënë ajo për median greke.
“Në mëngjesin e asaj nate më 23/10 po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu . Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë . Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçares, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj.