Flet për herë të parë autori i ma.sakrës së Selenicës (video)

Gjykata e Vlorës shtyu gjyqin ndaj Ritvan Zykës, i cili ak uzohet për ma sakrën e Selenicës me tetë të vr arë.

Siç është paralajmëruar, në sallë u paraqit vetëm një dëshmitar, i cili kërkoi të mos e thërrisnin me, me pretendimin se nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë.

Dëshmitarë të tjerë janë larguar jashtë vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj ishte i qetë në sallë dhe nuk ka shprehur asnjë habi ose pendesë.

Avokati i caktuar nga shteti, Klajdi Meçe, zëvendësoi, Migjen Xhavaren, i cili dha dorëheqje nga kjo dosje.

Në këtë moment Zykaj ka folur për herë të parë pas kaq kohësh duke thënë ishte dakord me shtyrjen e seancës.

Por me zëvendësimin e avokatit u prezantuan dhe trupi gjykues, Ervin Trashi, Skënder Haluci dhe Laurent Fuçia. Prokuror i çështjes është Saimir Smaka. Seanca tjetër do të zhvillohet në 8 Maj.

Loading...