Flet për herë të parë babai shqiptar, krushku i vrau djalin e nusen/ Nuk ia dëshiroj as armikut më të madh

Alil Musai e ka të vështirë të përshkruaj vrasjen e të birit dhe nuses së tij në fund të vitit të lamë pas nga krushku.

Ai thotë se gjithmonë kishte dashur të kishte një vajzë në jetë dhe Lindita, tashmë e ndjerë, i kishte përmbushur ëndrrën.

Gjatë një interviste për “Shqipëria Live” në Top-Channel, Alil Musai thotë se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh.

Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje me armë vajzën dhe dhëndrin dhe më pas qëlloi veten, duke mbetur i plagosur rëndë.

Dëshmia e plotë e Alil Musait: Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin.

Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy.

Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje.

Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën.

Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit.

Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë.

Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë i thashë.

Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm.

Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj.

Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katër në këtë familje. Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë.

Loading...