Ditën e djeshme, Majlinda Halilaj, e cila ka zëvendësuar Lulzim Bashën pas djegies së mandateve të tij nga opozita, ka mbajtur fjalimin e parë në Kuvend.
Mirëpo, ajo ka bërë një sërë gafash gjatë fjalimit, të cilat janë komentuar mjaft në rrjet.
Për këtë arsye, deputetja ka reaguar me një status në profilin e saj në Facebook, ku sqaron arsyen pse ishte ngatërruar gjatë fjalimit të saj.
Sipas deputetes, problemet me syrin e kanë penguar deputeten të jetë e qartë për publikun.
“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun.”- ka shkruar Halilaj në postim.