Flet për herë të parë presidenti Meta për mungesën e një takimi me homologun e tij turk Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për mungesën e një takimi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan i cili ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Meta tha se nuk ka arsye të ketë ndonjë keqardhje dhe se Erdogan ka qenë i ftuar i qeverisë. Ai tha se nëse do kërkonte ndonjë takim sot, do bënte sforcim për ta takuar pasi ka pasur një axhendë shumë të ngarkuar.

“Sot ka qene nje dite shume e jashtezakonshme per mua, i angazhuar ne shume aktivitete per te nderuar kujtimin e paharruar te Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nuk kam arsye te kem ndonje keqardhje qe nuk kam takuar z.Erdogan. Z.Erdogan ka qene i ftuar i Qeverise dhe eshte sjelle si i ftuar i Qeverise. Uroj te kete kaluar sa me mire ne Shqiperi.

Nese do kerkonte nje takim sot do beja nje sforcim per ta takuar sepse kam pasur nje axhende vertet shume te ngarkuar, por nuk ka kerkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qene i ftuar nga une. Doja te falenderoja me shume mirenjohje popullin turk per ndihmat bujare qe i kane dhene popullit shqiptar”, deklaroi Meta në Syri Tv.

“Kam patur nje dite shume te mire sot. Ne kalendarin tim 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nentori jane data shume te rendesishme. Nuk kam asnje koment per viziten e z.Erdogan sepse sic ju thashe jam shume i lumtur qe axhenda ime sot ka qene plotesisht e fokusuar tek perkujtimi i vepres se Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Loading...