Flet Reja pas fitores: Urime djemve, dhanë më shumë se maksimumin

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ndihet i kënaqur me fitoren 3-2 ndaj Bjellorusisë, sukses që ndikoi që kombëtarja të siguronte vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League.

Trajneri italian vlerëson lojtarët e tij për sakrificën e bërë, analizon ndeshjen dhe flet rreth objektivave të tij te Shqipëria, dhe thekson se kombëtarja jonë duhet të rritet në aspektin fizik.
“Komplemente skuadrës, kishim vështirësi si në Kazakistan dhe në sfidën me Lituaninë. Fituam dy ndeshjet e fundit, kishim besim dhe lojtarët dhanë më shumë se mundësitë e tyre.
Dua t’i falënderoj, luajtëm pak a shumë me të njëjtën skuadër edhe tre ditë më parë.

Bjellorusia ishte e fortë fizikisht dhe vuajtëm për të mbajtur një ritëm konstant. Treguam vullnet dhe sakrificë, duke ia dalë të fitojmë.

Provuam disa lojtarë, të rinjtë na dhënë një dorë të mirë. Duhet t’i mbajmë në vëzhgim Selahin, Kallakun dhe Brojën.

Duhet të kesh edhe guxim për t’i aktivizuar. Nuk janë të pjekur për këto turne, por duke marrë eksperiencë do t’i marrim në konsideratë lojtarët e rinj.

Tre fitore radhazi?

Unë si trajner, kam arritur edhe 6-7 fitore radhazi. Jam i kënaqur, pasi po punojmë në kushte të vështira.

Jam dyfish i lumtur, urime edhe stafit teknik dhe përgatitësve. Kanë merita, nuk ështe e lehtë në këtë periudhë pandemie.

Shpresoj që puna jonë të shpërblehet dhe në dy vitet e ardhshme të kemi krijuar një skuadër të fortë edhe në aspektin fizik.

Kritikat nuk më bëjnë përshtypje, thjesht më simulojnë më shumë.

Çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në Europian?
Po kërkojmë lart e poshtë për të gjetur lojtarë për të rritur nivelin e kombëtares. Nuk është e thjeshtë të gjesh lojtarë të fortë fizikisht dhe teknikisht. Me Gjasulën ia kam dalë.

Kemi edhe lojtarë të tjerë të aftë, si Bare dhe Laçi. Duhet të jemi më të fortë fizikisht, por shfrytëzuam aspektin tonë teknik në pjesën e parë. Më pas pati lodhje në pjesën e dytë“, deklaron Reja.

Loading...