Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, në një lidhje skype me emisionin “Repotitix” në Report Tv u shpreh e rezervuar dhe e kujdesshme për të thënë se jemi në fundin e epidemisë, por shtoi se nëse ecet në këtë mënyrë pas 3-4 javësh mund të jemi në ‘bishtin’ e epidemisë me raste pozitive shumë të ulëta, por jo fundin e saj.
Gjithashtu Tomini foli dhe për lehtësimin e masave dhe se ajo bëhet gjatë monitorimit të 3 kritereve bazë për një periudhë 14 ditore dhe në bazë të rezultateve përcaktohej dhe strategjia e lehtësimit gradual në shkallë vendi apo edhe sipas strategjive rajonale.
“Jemi të rezervuar për të thënë fundin e epidemisë, megjithatë duhet ti shtojmë dhe 3-4 javë të tjera për të parë dhe ecurinë e masave të mara për lehtësimin gradual.
Atëherë mund të flasim për një “bisht” të epidemisë por jo fundin e saj, ku rastet do të jenë shumë të ulëta.
Lehtësimi vlerësohet në periudha 2 javore që janë trendi në rritje apo jo i infektive, sa raste kemi të shtruar në reanimacion dhe numri i vdekjeve. Të tre këta elementë duhet të vlerësohen për 14 ditë dhe nëse këto kritere përcaktojmë dhe liritë e tjera”, tha Tomini.
Ndërsa për përcaktimin e zonave të gjelbra që sot iu shtuan dhe 18 zona të tjera krahas 11 zonave të gjelbra që ishin më parë, Tomini tha se mos prezenca e rasteve të reja për 10 ditë dhe mospasja e asnjë rasti të infektuar përcakton dhe zonat e gjelbra në vend dhe strategjitë që ndiqen për këto rajone.
“Në varësi të lirimit të masave janë disa kritere që vlerësohen ne nivel kombëtar dhe rajonal.
Kriteret janë mosprezenca e rasteve në këto zona, apo shuarja e vatrave duke u kthyer në negative dhe periodiciteti për një kohë të gjatë pa raste e vatra të reja i bënë ata të gjelbra.
Prandaj dhe sot u shtuan zonat e gjelbra të cilat prej më shumë se 10 ditësh nuk kanë më asnjë rast.”, tha Tomini