Flet shoqja e ngushtë e motrave Josifi

Shoqja e ngushtë e Blerta dhe Anisa Josifit, vajzës së vetëflijuar dhe asaj të mbijetaur në Kombinat, ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Etleva Kreci, shoqja e vajzave në Përmet ka treguar se ngjarja ishte shokuese për të pasi njihte një Blertë ndryshe, plot jetë dhe ëndrra. Madje ajo thotë se edhe vetëvrasja e të atit 10 ditë para mbrëmjes së maturës nuk ndikoi në rezultatin e saj në shkollë duke fituar një degë të vështirë në universitet.

Etleva tha:

“Nuk është e lehtë të japësh deklarata. Me Blertën kam ndarë 8 vite të studimit tonë. Këto vite kanë qenë me pafajësinë fëmijërore. Blerta karakterizohet nga përkushtimi i madh për mësimet dhe familjen. Mundohej të ndihmonte nënën dhe motrën Anisën.

Vajzë aktive, plot ëndrra, plot jetë. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë para mbrëmjes së maturës po mbështetjen e familjarëve vazhdoi studimet dhe i mbaroi me sukses. Takimi i fundit ka qenë 6 vite më parë, kemi pirë kafe me Blertën e Anisën në Përmet, më tregoi për jetën e saj. Ishin vajza me shumë energji pozitive.

Nëna e saj ishte një zonjë, e thjeshtë deri në madhështi, e përkushtuar ndaj vajzave të saj.

Ishte periudha kur përgatiteshim dhe të jepnim dhe provimet në universitet. Ajo fitoi një universitet shumë të vështirë. Nuk i shfaqte për besimin e saj në shoqëri.

Të gjithë ata që bëjnë deklarata apo shkrime të mos lëndojnë më shumë se vetë ngjarja. Jam për t’i dhënë një dorë të fortë blertës për të qenë dhe njëherë Blerta që ka qenë, vajza me ëndrra, plot jetë, e qeshur dhe kjo periudhë qoftë sa më e shkurtër. Blertës do i thosha gjej forca tek vetja për të kaluar çdo gjë. Ishte shokuese për mua.”

Loading...