Flet shqip e ngre sallën në këmbë,Eleni Foureira “ndez” Festivalin e Këngës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka marrë pjesë në finalen e “Festivalit të Këngës”.

Eleni performoi me disa nga këngët e saj më të njohura si “Fuego”, “Tomame”, “Loquita” etj.

Pas performancës, Eleni foli shqip, pavarësisht se u shpreh që nuk e flet mirë, këngëtarja ia doli deri në fund.

“Nuk flas shumë mirë shqip, por dua të them që jam shumë, shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri, në Tiranë. 

Faleminderit shumë, shumë”, u shpreh Eleni dhe përshëndeti gjyshërit e saj që jetojnë në Vlorë.

“Kur isha shumë e vogël jetoja në Shqipëri, kam lindur në Fier, jam rritur në Vlorë dhe pastaj u zhvendosa në Greqi. 

Greqia është një vend i bukur dhe është atdheu im gjithashtu. Njerëzit në Greqi janë shumë të sjellshëm.

Ata nuk janë racist dhe janë shumë humanë. Greqia është i vetmi shtet që i mban sirianët dhe nuk i përzë”, tha Eleni ndërsa Alketa e quajti këngëtaren ambasadore të Shqipërisë në Greqi.

Loading...