Një turist polak ka rënë sot nga Maja e Harapit në Theth të Shkodrës dhe për pasojë ka thyer këmbën.
Ai është ndihmuar nga banorët e zonës, të cilët e kanë transportuar drejt autoambulancës.
Turisti ka treguar se ka thyer vetem këmbën dhe ka falenderuar banorët që i kanë shkuar në ndihmë.
“Jam nga Polonia. Këmba ime është thyer. E kam ndjerë që para tre orësh. Ju bëtë mirë që erdhët më shpëtuat.
Pavarësisht kësaj më pëlqen Shqipëria.
Vendi është i mrekullueshëm, do vij sërish”, thotë turisti.
Ndërsa banori i zonës e falenderon që e ka vizituar Shqipërinë dhe e udhëzon që të sigurohet që herën tjetër që të vizitojë këtë zonë të sigurohet që të ketë edhe një gudië me vete.
Loading...