Flet Zonja e Parë e Ukrainës: ‘Ja çfarë tha bashkëshorti kur filloi lufta’

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy nuk derdhi lot për vendin – të paktën jo në fillim – kur rusët pushtuan në fund të shkurtit.

“Në fillim nuk kishte kohë për emocione. Ishte e nevojshme të kujdeseshim për fëmijët, gjendjet e tyre emocionale. Kështu që unë u përpoqa të jem e buzëqeshur, energjike,”-tha nëna e dy fëmijëve dhe gruaja e presidentit Volodymyr Zelenskyy për Vogue. Kur fëmijët e saj, 17-vjeçarja Oleksandra dhe 9-vjeçari Kyrylo, kërkojnë të takojnë babanë e tyre, ajo ka një përgjigje të thjeshtë për ta: Së shpejti!.

“Në ato ditët e para shpresoja se mund të ishim në gjendje të qëndronim me të. Por zyra e presidentit ishte bërë një objekt ushtarak dhe fëmijët e mi dhe unë ishim të ndaluar të qëndronim atje. Ne u urdhëruam të lëviznim në një vend të sigurt – nëse, në Ukrainë, është e mundur të gjejmë një vend të sigurt tani… Që atëherë, ne kemi komunikuar me Volodimirin vetëm me telefon,”-tregoi 44-vjeçarja.

Ajo kujton se një u zgjua në errësirën para agimit, duke mos e kuptuar se ishte një shpërthim, ndërsa i shoqi i tha vetëm një fjalë: Filloi!

“Nuk do të thosha se kisha panik. Ndoshta konfuzion. Pyeta ‘Çfarë duhet të bëjmë me fëmijët?”‘, ndërsa burri im më tha vetëm “Prisni! Unë do t’ju njoftoj. Për çdo rast, mblidhni gjërat thelbësore dhe dokumentet.” Dhe ai u largua nga shtëpia.”

Që nga fillimi i luftës, zonja e parë ka përdorur mediat sociale – duke përfshirë aplikacionin Telegram – për t’u lidhur me ukrainasit e tjerë dhe me pjesën tjetër të botës dhe për të përforcuar realitetin e shkatërrimit në terren, duke përfshirë fëmijët që vriten. Po ashtu, ajo u shpreh se ka komunikuar me të vetëm me telefon dhe se presidenti jeton në zyrën e tij bashkë me ekipin.

“E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e besueshme për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi,” – shtoi ajo.

Marrë nga People.com

Loading...