Cfare po ndodh me Flori Mumajesin dhe Kejsi Tolen?
Prej ditësh në media po hidhen dyshime dhe aludime për një lidhje mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe këngëtares Kejsi Tola.
Këto dyshime filluan që tek ‘Post Kënga Magjike’ ku dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike.
Jo vetëm kaq po Flori i hodhi më shumë bënzinë zjarrit me një foto tjetër të Kejsit në Instagram shoqëruar me një zemër.
Fotoja duket të jetë shkrepur në një studio muzikore ndoshta në ambientet e “Threedots”.
Nuk ka mjaftuar vetëm kjo foto por edhe ditën e djeshme, Flori ka postuar një foto në Instagram, ku shihet përkrah Kejsi Tolës dhe disa miqve të tjerë.
Ata shfaqen të qeshur duke ngritur dolli me njëri-tjetrin.
Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin dhe të komentojnë, ku bien në sy komentet mbështetëse për Florin.
Njëra nga komentueset, i shkruan Florit: “Njëra ikën, vjen tjetra”-duke e ngacmuar kështu për këngëtaren Elvana Gjata.