Florian Markut, fitore me ‘knock out’ që në raundin e katërt

Florian Marku siguroi fitoren e tij të 11-të në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF International për kategorinë e peshave të lehta, që e fitoi disa muaj më parë.

Florian Marku ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij britanik, Kris Xhenkins në Njukasëll

Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.

“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit.

Loading...