Floriana Garo bën deklaratën e fortë: ‘Kam kritikat e mia për gazetarinë shqiptare’

Gazetarja Floriana Garo në një intervistë për emisionin “Stay Tuned” u shpreh se ka rezerva për cilësinë e gazetarisë shqiptare, sidomos asaj televizive.
Garo tha se shumë prej programeve televizive nuk kanë cilësinë e duhur, por bëhen në përpjekje për të fituar audiencë.

Ndër gazetarët e preferuar në Shqipëri, Garo veçoi Blendi Fevziun, ndërsa si modele në rini tha se ka pasur dy emra të njohur të televizionit amerikan.

“Kur jam kthyer në Shqipëri, por edhe kur jetoja në Amerikë ndiqja Barbara Uollters dhe Oprah Uinfrei. Ato kanë qenë modeli im frymëzues.

Kam kritikat e mia për gazetarinë shqiptare. Sa i përket të preferuarve të mi, padiskutim Blendi Fevziu. Ka ndikim të jashtëzakonshëm te audienca. E njoh kapacitetin e tij për t’i dhënë publikut. Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun i kam vlerësuar gjithmonë, Mentor Kikinë. Përsa i përket bërjes së TV, nuk orientohen nga cilësia. Gazetarët kanë detyrë që t’i udhëheqin audiencat, me temat dhe të ftuarit. Emisione që nuk sjellin asnjë lloj vlere, por argëtim të pasofistikuar nuk duhet të jenë fare në ekran.”, u shpreh Floriana Garo.

Loading...