Flota më e vjetër detare në botë, si dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Kokat e stilolapsave, kanë një vrimë në krye për të zvogëluar rrezikun e mbytjes, nëse gëlltiten aksidentalisht, sidomos nga fëmijët

Sipas një studimi, aziatikët janë gjenetikisht më pak të prirur për t’u bërë të ndërvarur nga alkooli.

Flota më e vjetër detare në botë dhe që është ende aktive, është e ajo e Portugalisë.

Nëse udhëtoni me 99 për qind të shpejtësisë së dritës larg Diellit, drita e Diellit do t’iu tejkalojë me shpejtësinë relative të dritës.

Në vitin 1985, presidenti francez autorizoi një sulm terrorist të sponsorizuar nga shteti në territorin e Zelandës së Re, duke vrarë një shtetas holandez.

Në vitet 1950, shfaqjet televizive në SHBA nuk lejoheshin të përdorin fjalën “pregnant” (shtatzënë), pasi konsiderohej diçka e pahijshme.

Nazistët rrëmbyen qindra mijëra fëmijë polakë, që ata i konsiderohenin si më superiore ndaj fëmijëve të tjerë në aspektin racor, dhe i gjermanizuar ata me forcë. Vetëm 10-15 për qind e këtyre fëmijëve, u rikthyen pas luftës në shtëpi.

Në 5 ditë, 1 amerikan konsumon mesatarisht po aq sheqer, sa një amerikan konsumonte 200 vite më parë gjatë gjithë vitit.

Shkrimtari amerikan Ernest Vinsent Rajt shkroi “Gadsby”, një roman me 50.000 fjalë pa përdorur asnjeherë gërmën “e”. Deri më sot, ai është konsideruar si një nga shembujt më të mirë të shkrimit të kufizuar.

Fjala angleze “fuck” u përdor për herë të parë në vitin1568, por më së shpeshti gjeti përdorim midis viteve 1700-1720. Ajo u zhduk nga gjuha angleze për 100 vjet në vitet 1800- 1900, por më pas u rikthye sërish në modë.

Delfinët mund t’i shohin skeletet tona, dhe të ndiejnë rrahjet e zemrës përmes sonarit të tyre. Ata madje njihen se shpërqëndrojnë peshkaqenët, sa herë ata tentojnë të sulmojnë njerëzit. / bota.al

Loading...