Qytetarët kosovarë në këtë fundjavë, si pasojë e temperaturave të larta janë nisur për në Shqipëri, ku dje janë raportuar 6000 shtetas, ndërsa sot plot 5000 të tillë. Sipas autoriteteve në kufi, mëngjesi i së shtunës nisi me një fluks të lartë mjetesh, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë.
Mësohet se këtë fundjavë, policia kufitare ka punuar me 6 sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje. Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë ka kryer kontrolle për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi. Qytetarët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit.
Fluks në kufi, Shqipëria priti 5000 kosovarë mëngjesin e sotëm, 6000 një ditë më parë
Loading...