Fluks shqiptarësh në portin e Durrësit, sa emigrantë pritet të vijnë për 24 orë

Mbyllja e paralajmëruar e Italisë për festat e fundvitit në kuadër të masave anti-Covid ka rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve në drejtim të portit të Durrësit.

Porti i Durrësit njofton për fluks emigrantësh dhe për punë me 20 sportele për të mbuluar me kapacitet të plotë punën në port.
Ndërkohë, bëhet e ditur se priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë përmes 3 trageteve të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.

“Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit. Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion.

Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit.

Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre.

Këtë të diel, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.”-njofton Autoriteti Portual Durrës./Lajm i Fundit.al

Loading...