Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës

Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës, 1200 pasagjerë, 20 autobusa,janë nisur këtë të shtunë në drejtim të Brindisit të Italisë, pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Porti i Vlorës këto ditë të fluksit po punon me kapacitet të plot me të gjitha sportelet, por sërisht nuk mund të shmangen rradhët e gjata si rjedhoj e fluksit të lart të udhëtarve.

Pasagjerët e ardhur për festa në shqipëri, shprehen se e vetmja arsye pse kthehen në këtë vend është familja e tyre.

Sipas tyre varfëria po mbizotëron në Shqipëri dhe festat e fundvitit sa vijnë dhe festohen më pak pasi populli e ka humbur shpresën.

Ndryshimi i vendit ku ata jetojnë me Shqipërinë është si nata me ditën, shpesh herë sic shprehen dhe pasagjerët kanë menduar të kthehen në Shqi ëri për të jetuar në vendin e tyre, por ekonomia, papunësia, në kë ë vend nuk i lejojnë.

Sandra Spano përgjegjëse e sigurisë së tragetit St Damian shprehet se fluksi i udhëtarve në këto ditë të para të punës për 2020 është tepër i lart, dhe tragetet e linjës Vlorë Brindisi janë në gatishmëri dhe me kapacitet të plot për ti përbaulluar.

Sipas saj siguria në tragete për kë ë vit është shtuar, duke patur parasysh që së fundmi në traget është shtuar dhe stafi mjeksor për cdo rast emergjence.

1200 pasagjerë, 20 autobusa, janë nisur nga porti i Vlorës në drejtim të Brindisit të Italisë për tu kthyer në vendin e tyre të banimit pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Fluks i lart udhëtarësh i cili pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Loading...