Pas një mungese prej një muaji, Bordi i Transparencës së Ushqimeve ka vendosur çmimet tavan për 4 produkte të shportës si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli.
Nga çmimet e reja duket se vaji i lulediellit nuk njeh pik dhe ka pësuar një rritje prej 60 lekësh për litëtr krahasimisht me vendimin e fundit dhe po ashtu orizi kokërrgjatë është rritur me 5 lekë për kg, ndërsa çmimet për dy produktet e tjera, sheqerin dhe miellin janë ulur lehtë.
Kështu, sipas vendimit të Bordit të Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura,
këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se: 109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ; 121 lekë/kg për sheqerin (1 kg);
381 lekë/litër për vajin e lulediellit; 79 lekë/kg për miellin masiv. Ky vendim dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë.
Çmimet janë caktuar pas analizës së bërë për marxhet e fitimit, për secilin prej produkteve, ku marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4 lekë mbi çmimin e shitjes me shumicë, 4 lekë/kg sheqerin, 6 lekë për litër për vajin e vegjetal, dhe 4 lekë për kg për mellin.
Në vendimin e datës 5 Prill, çmimet tavan të shitjes ishin 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ;123 lekë/kg për sheqerin (1 kg); 321 lekë/litër për vajin e lulediellit; 90.5 lekë/kg për miellin masiv.
Çmimet tavan nga 30 Prilli
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
79 lekë/kg për miellin masiv
Çmimet tavan nga 5 Prilli
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 lekë/kg për miellin masiv.