Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë 84 emigrantë nga mbytja

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, operacioni i parë u zhvillua dje në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25.

Sipas informacioneve që përcjellë Ministria e Mbrojtjes, në gomonen e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinez dhe 8 sirian. Ndërkohë, në gomonen e dytë kishte 45 persona në bord; 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

(ed.me/BalkanWeb)

Loading...