Forcat e Armatosura zhvillojnë stërvitjen madhështore “Kastrioti – 2018”

Qëllimi i stërvitjes “Kastrioti – 2018”, ishte të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të personelit të Shtabit të Përgjithshëm me qëllim mbajtjen e gatishmërisë të vet dhe strukturave të vartësisë për mbulimin e gjithë detyrave të dhëna në një mjedis të përbashkët operacional, si dhe ti paraprijë stërvitjes “Joint Reaction – 10”, që do të zhvillohet në vendin tonë.

Kjo stërvitje u zhvillua në mjediset Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit, zgjati dy ditë dhe në të u testua gatishmëria e forcave si dhe elementët e komunikimit dhe të sistemeve.

Loading...