Me anë të një statusi në “Facebook’, kreu i ekzekutivit ka dhënë mesazhin se nuk do të rrezikohet ajo çka kemi arritur deri më tani, teksa vendi ndodhet në momente të vështira për shkak të COVID.
MESAZHI I PLOTE I RAMËS:
KOMBINAT, TIRANË – NUK DO RREZIKOJMË GJITHÇKA QË KEMI ARRITUR DERI TANI NË TIRANË VETËM PËR NJË TREG!
🔴NËSE NGA 27 NJËSI, NË 26 PREJ TYRE TREGJET FUNKSIONOJNË PËR BUKURI, NUK KA ASNJË ARSYE QË TË MOS VENDOSET RREGULL EDHE NË TREGUN E KOMBINATIT.
🔴NGA E HËNA RREGULLA TË REJA:
– USHTRIA NUK DO TË LEJOJË MË MAKINA NË TREG;
– DO TË KETË VETËM NJË HYRJE, ÇDO HYRJE TJETËR MBYLLET;
– DO TË LARGOHEN TË GJITHË AMBULANTËT KJO HAPËSIRË;
– NË HYRJE DO TË KRIJOHET NJË TUNEL HIGJENIK PËR DEZINFEKTIM.
– DO TË VENDOSET SINJALISTIKË 2M LARG NJËRI-TJETRIT.
MASA DRASTIKE PËR ÇDO SHKELËS NGA JAVA TJETËR!