Megjithëse ka vetëm dy javë që ka sjellë në jetë një fëmijë, moderatorja Jonida Vokshi i ka habitur të gjithë me fizikun e saj pas lindjes.
Në fotot e shumta në Instagram, ajo jo vetëm që nuk ka kilogramë tepër, por shfaqet e tonifikuar duke na lënë me gojë hapur.
Fiziku i saj ka habitur jo pak ndjekësit e personazhet e njohur të showbiz-it, të cilët e kanë pyetur se ku e ka mbajtur të voglën gjithë këto muaj.
Mirëpo, komentin më epik në foton e Jonidës e ka lënë aktori i humorit Gentian Zenelaj.
Sigurisht edhe atij i ka bërë përshtypje moderatorja, ndërsa krahas fotos shkruan:
“Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë.”- duke shkrirë së qeshuri Jonidën.
“E do recetën për të dytin? Ndërkohë që të qeshurat nuk po më pushojnë, të kuptohemi.”- ja kthen ajo