Ne Angli një i burgosur shqiptar ka marrë vëmendjen e mediave pasi ai përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.
Sipas Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, Valjet Pepaj i dënuar për trafik heroine drejt Britanisë. Ai është dënuar me 27 vite burg nga drejtësia italiane.
Media britanike e konsideron një tallje me sistemin e burgjeve. Ata kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me vajza të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.
Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina. Ai cilësohet si kreu i një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e tij në tregun ndërkombëtar të drogës.
Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar.