Fotoja që përloti rrjetin/ Momenti prekës kur djali i lutet të atit në Kakavijë: Dua të iki në shtëpi

Pas më shumë se 5 ditësh, në orën 00:40 të mbrëmjes së djeshme pritja e emigrantëve shqiptarë që prisnin në Kakavijë mori fund.

Të lodhur, të sfilitur dhe me shpresën që i venitej ata pritën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për t’u kthyer në shtëpi.

Ditën e djeshme, fotoja e një djaloshi të vogël të përlotur bëri xhiron e rrjetit.

Por video është akoma dhe më e dhimbshme. Ai gjendet në mes të një turme të madhe me njerëz të zemëruar nga pritja, por nuk trembet nga kjo.

Tashmë ai do të kthehet në shtëpi, dhe i shtrëngon pasaportat si të jenë shpëtimi i vetëm për të dhe dy vëllezërit e tjerë.

Loading...