Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që dukej sikur ishin prej letre e që u shembën nga tërmeti apokaliptik i disa ditëve më parë.
Ndërkohë vëmendjen është duke e marrë postimi i një fotoje të një gazetari turk nga një pikë në Kahramanmaras, ku e vetmja ndërtesë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit të kompleksit që u shemb.
Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:
“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.
Loading...